INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari pranon vrasjen e gruas rumune. Rrëfimi i tij në polici

Shqiptari pranon vrasjen e gruas rumune. Rrëfimi i tij në polici

Publikuar më: 14:42 17-09-2017

Shqiptari që vrau ish-bashkëshorten e tij është rrëfyer në polici dhe ka pranuar krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në komunën Casale të Italisë. Kujtim Hasanaj 49 vjeç po debatonte me ish-bashkëshorten në banesë para se ta qëllonte me thikë. “Është gruaja ime, e vrava unë”- u tha 49-vjeçari karabinierëve duke pranuar krimin. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se kishte bërë vrasjen por nuk ka mundur të shpjegoj motivin e vrasjes, por dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet me 48-vjeçaren, e cila i kishte kërkuar divorcin. Çifti kishte një djalë 24-vjeçar dhe kishin vendosur të ndaheshin tre apo katër muaj më parë, por për shkak të burokracive të procesit të divorcit ata vazhdonin të ishin të martuar. Hasanaj pretendonte se gruaja e tij rumune Elena Seprodi e kishte tradhtuar dhe më pas ata ishin ndarë. Përveç divorcit, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë edhe çështjet ekonomike. N ë kulmin e debatit, 49-vjeçari mori thikën dhe e goditi për vdekje. Krimi ndodhi në banesën e Kujtim Hasanaj, jo shumë larg një stacioni policor ku ai po kryente një kurs trajnimi për policinë lokale, raportojnë mediat italiane. Karabinierët u njoftuan nga fqinjët, të cilët dëgjuan të bërtiturat e gruas. Sapo hynë në shtëpi, ata gjetën 48-vjeçaren të shtrirë përtokë të mbuluar me gjak dhe pranë tij qëndronte shqiptari me thikë në dorë. Ai nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758