INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari që dhunonte gruan dhe ngacmonte seksualisht vajzat e vogla nuk u fsheh dot gjatë! Historitë...

Shqiptari që dhunonte gruan dhe ngacmonte seksualisht vajzat e vogla nuk u fsheh dot gjatë! Historitë...

Publikuar më: 09:24 02-04-2019

Një 51-vjeçar shqiptar që prej vitesh jetonte me familjen e tij në Riccione të Italisë dhe është denoncuar nga dy adoleshente për ngacmim seksual dhe nga bashkëshortja për dhunë në familje. Ai është vënë para drejtësisë. Gjykatësit Vinicio Cantarini, i cili ka kërkuar 5 vjet burg për shqiptarin me profesion shofer autobusi ka deklaruar se: “Është i paaftë për të frenuar instinktet e tija seksuale”!

Historia e plotë:
Shqiptari punonte si shofer i transportit publik dhe viktimën e tij të parë e gjeti në autobus. 15-vjeçarja ishte duke pritur autobusin në Santarcangelo për të shkuar në shkollë, në Rimini. Ishte ora 7:00 e mëngjesit dhe mungesa e pasagjerëve i dha guximin atij që t’i afrohej vajzës. Ai e preku adoleshenten në pjesët intime. Pas ngjarjes e mitura shkon në banesë dhe i tregon gjithçka që kishte ngjarë nënës së saj. Më pas e denoncojnë rastin në policinë e Santarcangelo-s.
Ishte pikërisht guximi i15-vjeçares që çoi në hetimin e dhe më pas arrestimin e maniakut seksual. Gjykata e shpalli atë fajtor për ngacmim seksual ndaj dy të mitrave dhe dhunë në familje. U deshën disa muaj hetime për të gjetur shoferin maniak.
Denoncimet e tjera
Në emër të shqiptarit dolën në dritë edhe dy denoncime të tjera. Shqiptari kishte ngacmuar shoqen e mitur të vajzës së tij. Shoqja e së bijës kishte kaluar mbrëmjen tek banesa e maniakut dhe në momentet kur po e shoqëronte për në banesë, e kishte prekur në vendet intime. E mitura nuk nguroi që ta denonconte shoferin në polici.
Denoncimi për dhunë nga bashkëshortja
Ankesat e dy vajzave të reja nxitën bashkëshorten e shoferit që të fliste dhe të tregonte se ai ka dhunuar atë për vite me radhë.
“Këto dy vajza më dhanë forcën për të treguar të vërtetën time të trishtuar”, tha ajo përpara policisë së Riccione-s. Në çdo rast ai ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, e poshtëronte, kritikonte. Gjente pretekst në çdo moment për ta rrahur dhe për t’i shkatërruar vetëbesimin.

Article Logic
Execution time: 0.002938985824585