INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oficeri i dytë shqiptar që diplomohet në Akademinë e Marinës Amerikane

Oficeri i dytë shqiptar që diplomohet në Akademinë e Marinës Amerikane

Publikuar më: 08:55 29-05-2019

Një shqiptar, Mario Trupja është ushtaraku i dytë i diplomuar në Akademinë e Marinës Amerikane, që është ndër institucionet më prestigjoze që përgatit kuadro-elitë të ushtrisë amerikane.

Trupja nga Shqipëria do të do të shërbejë me forcat detare shqiptare në kuadër të një programi që mundëson aftësimin e një brezi të ri ushtarakësh në vendet antare të NATO-s. Ceremonia e diplomimit në Akademinë e Marinës Amerikane është një eveniment jo si shumë të tjerë, në këtë sezon të përfundimit të studimeve për shumë studentë amerikanë dhe ndërkombëtarë.
Ai ecën krenar mes 1052 studentëve që përfunduan studimet këtë vit në këtë akademi, pas një pune të mundimshme katër vjeçare. “Ka qenë e vështirë. Ka patur etapat e veta. Shoku i parë kulturor, ushqimi, shoqëria, gjuha, duhet të mësoheshe në fillim me mënyrën e jetesës. Plus që akademia kishte traditat e veta që duhet të mësohesha, trajtimi, orari shumë i ngjeshur…Normalisht tani është një moment shumë i veçantë, është momenti kulminant i gjithë asaj pune”, thotë Mario për “Zërin e Amerikës”.

Shkollimi në Akademinë e Marinës Amerikane ndërthur një stërvitje të fortë fizike dhe punë akademike rigoroze në një degë si ajo e inxhinierisë dhe arkitekturës detare ku u diplomua, Mario.
“Me stërvitjen mësohesh, sepse vetë ambjenti të kalit. Por pjesa akademike gjithmonë të ofron një sfidë më shumë. Dega ime ishte arkitekturë dhe inxhinieri navale, që ka të bëjë me dizenjimin e anijeve, mjeteve lundruese dhe paçka që më pëlqen shumë ajo që bëja, prapë është e vështirë, kështu që ajo besoj ka qënë sfida më e madhe”, shprehet Mario.
Megjithëse vetëm më pak se një përqind e studentëve që pranohen në këtë akademi janë ndërkombëtarë, Mario thotë se nuk është ndjerë asnjëherë i huaj dhe ka krijuar këtu shoqëri të çmuara. “Në momentin që vjen ditën e parë, … të gjithë marrin të njëjtën prerje flokësh, zero, kështu që të gjithë bëhen bashkë, një, dhe nuk ka dallime dhe ajo është pjesa më e veçantë besoj, që të kesh aq shumë shoqëri të mirë… Shoqëria është një nga gjërat më të bukura që kam marrë nga ky vend”, thotë Mario.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098