Jo vetëm vajzat shqiptare, por edhe meshkujt shqiptar simpatizohen së shumti nga femrat e huaja.
Rasti i fundit është me një të burgosur 25 vjeçar i cili pasi është arratisur ditën e hënë rreth orës 21:40 nga një kamp në qendrën e imigracionit në South Lanarkshire në Skoci, është shpallur në kërkim nga policia skoceze. Por teksa policia ka postuar foton dhe të dhënat personale të Guxim Imerios në rrjetet sociale duke e shpallur person në kërkim, ajo që bie në sy tek komentet është surprizuese. Janë femrat ato që kanë komentuar dhe jo për të treguar vendndodhjen e tij, por duke shprehur simpatinë e tyre ndaj 25 vjeçarit.
Vazjat skoceze nuk kanë ngurruar aspak për ta shprehur simpatinë ndaj Guxim Imerios, madje disa prej tyre kanë shprehur edhe dëshirën për të fjetur me të pasi iu duket shumë i bukur. “Ai është i mrekullueshëm”, komenton njëra. “Shiko, nëse e gjen gjatë udhëtimeve të tua, mbaje dhe ma sill. Ai mund të qëndrojë me mua”, komenton një tjetër.