Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytezën Künzell në Gjermani. Një shqiptar 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij, duke e goditur me thikë në një park të qytezës. Mediat lokale raportojnë se gruaja e plagosur u dërgua menjëherë në spital por nga plagët e marra nuk ka mundur t’i mbijetojë operimit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në parkingun e makinave të premten pasdite. Pas aktit makabër kosovari u gjet në makinën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Më pas ai është arrestuar pa bërë rezistencë.