Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet austriake, pasi ka sulmuar me thikë dy shtetas polakë. Nga sulmi, njëri prej polakëve, 34 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa tjetri, 37-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti në një restorant. Policia vendase ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.