INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarin e rrahin për vdekje në burg të Francës, Oriola Marashi nxehet keq me dhunuesin:

Shqiptarin e rrahin për vdekje në burg të Francës, Oriola Marashi nxehet keq me dhunuesin: "TE Q****A ROBT!!" [FOTO]

Publikuar më: 21:54 21-12-2017

Dhunimi deri në gjendje kome i të riut shqiptar Florenc Beqiraj në burgun e Marsejës, ka marrë vëmendjen e mediave tashmë prej ditësh. Rasti i 23-vjeçarit shqiptar Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë ka tronditur shqiptarët kudo që ndodhen, shumica e të cilëve nuk kanë nguruar të ofrojnë ndihmën e tyre.
Ky akt çnjerëzor ndaj të riut shqiptar ka marrë vëmendjen e mediave tashmë prej ditësh, por deri tani nuk kemi patur ndonjë reagim zyrtar. Vetëm dy ditë para të kthehej në Shqipëri, i riu është masakruar barbarisht në qelinë e tij të burgut duke i lënë atij plagë të forta dhe duke kaluar në vdekje klinike.

Reperi i njohur, Noizy me anë të një postimi në Instagram, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar dhe ambasadës shqiptare në Francë të paraqiten në spitalin ku ndodhet i riu i pajetë dhe të kërkojmë llogari.
Pas Noizy-t edhe anëtarja e re e grupit OTR, Oriola Marashi ka shprehur indinjimin për këtë ngjarje të rëndësishme dhe është shprehur me anë të një postimi në Instagram se ne mund të bëjnë diçka në lidhje me rastin e Florencit. Oriola ka etiketuar në foton e saj, kryeministrin Rama dhe faqen zyrtare të “Kombëve të Bashkuara”.  Ajo nuk e ka mbajtur dot frustrimin dhe ka sharë nga robt personin që ka çuar në këtë gjendje Florencin.

EHH.png

Article Logic
Execution time: 0.0037012100219727