Këngëtarja shqiptare Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi po korr sukses në skenat amerikane, por jo vetëm.
E cilësuar si motra e vogël e Lady Gaga-s ka kryesuar top listat e muzikës Britanike me këngën 'Sweet but Psycho'.
Tashmë prej disa javësh Ava Max ka rrëmbyer vendin e parë në të gjithë europën, duke kryesuar top listat në tregun muzikor e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe në atë të Britanisë së Madhe, duke lënë pas Ariana Granden me HIT-in e saj, "Thank you, next".
23-vjeçarja me prindër nga Saranda është shqiptarja që po korr sukses pas Rita Orës, Bebe Rexhës, Era Istrefit dhe Dua Lipës.