INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarja e njohur në listën e të veshurave më bukur për 2018-ën

Shqiptarja e njohur në listën e të veshurave më bukur për 2018-ën

Publikuar më: 16:21 04-08-2018

Revista e njohur “Evening Standard”, ka bërë një renditje të femrave të veshura më mirë për vitin 2018 deri më tani.

Jo rastësisht Mbretëresha Elizabeth, Dukesha e Kembrixhit dhe Dukesha e Sussex renditen në tre vendet e para.

Revista, “Evening Standard”, e konsideron Mbretëreshën si “e veshura më mirë”, për shkak të ngjyrave të forta dhe printimeve me lule në veshjet e saj.

Kate Middleton, tashmë është një ikonë botërore mode, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa Meghan Markle, arriti të zinte vendin e tretë në listë me fustanin e saj të dasmës.

Pjesë e listës ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila renditet në vendin e katërt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043511390686035