Eleni Foureira padyshim është një ndër këngëtaret më të talentuara në Greqi, ndonëse me origjinë shqiptare, fyerjet dhe ofendimet raciste ndaj saj nuk kanë munguar.
“Shakira e Greqisë”, siç i thonë grekët, ka sjellë shumë hite në tregun muzikorë vçanërisht atë grek, por së fundmi ka bërë bujë me deklaratën, ku zbuloi se ka origjinë shqiptare.
Një ndër sukseset e saj më të fundit është edhe kënga e saj “Fuego”, e cila u përzgjodh për të përfaqësuar Qipron në Eurovizion, por në një intervistë për emisionin “Tet a tet” në televizionin Publik të Qipros, këngëtarja është shprehur shumë e mërzitur dhe zhgënjyer njëkohësisht për sulmet që i bëjnë për origjinën e saj.
"Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë 'A je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion.
Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria?", tha Eleni.