INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarja fiton në zgjedhjet lokale në Belgjikë. I'a dedikon fitoren babait që nuk jeton më

Shqiptarja fiton në zgjedhjet lokale në Belgjikë. I'a dedikon fitoren babait që nuk jeton më

Publikuar më: 17:13 17-10-2018

Deniza Miftari, 22 vjeçare, është shqiptarja e vetme e zgjedhur në asamblenë e zgjedhjeve lokale të komunës së Roseslares në Belgjikë. Deniza në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen. Duke garuar për Partinë e Gjelbër, ajo është më e reja dhe e vetmja, e cila vjen nga një familje refugjatësh.
Me rastin e zgjedhjes, ajo ka falënderuar babain e saj që nuk jeton më, sipas të cilës e ka motivuar për të garuar në zgjedhje. Ai ndërroi jetë rreth 5 muaj më parë.
‘’Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin, por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove në gjithçka që bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithçka. Do e jepja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjithë kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “vajza e vogël’” është zgjedhur asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë”, shkruan Deniza.

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559