Lajmi i hidhur vetëvrasjes së liderit të grupit “Linkin park Chester Bennington i preku të gjithë.
Ndër ta edhe fansat shqiptarë, ndër të cilët edhe Armina Mevlanin. Ajo ka bërë këtë postim shkëputur nga koncerti i këtij grupi në të cilin ka marrë pjesë dhe e ka cilësuar atë si ditën më të bukur të jetës së saj.
“Muzika jote më ka ndjekur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës time. Koncerti live i “Linkin Park” ka qenë një nga ditët më të bukura të jetës time dhe do më marrë malli për ty, ndonëse nuk do të harroj kurrë Chester Bennington! R.I.P legjendë,” shkruan blogeria.