INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shrek sërish në ekranin e madh...më shpejt seç e mendonit!

Shrek sërish në ekranin e madh...më shpejt seç e mendonit!

Publikuar më: 10:06 15-06-2016

Shrek do të rikthehet!

Për 6 vite u mendua se përbindëshi i mocalit me zërin e aktorit Mike Myers nuk do ta shihte më dritën e kinemasë, por gjërat kanë ndryshuar. Para 4 muajsh NBC Universal bleu studion e filmave të animuar Dreamëorks për 4 bilionë dollarë dhe e urdhëroi që të ringjallte një nga personazhet e saj më të dashur. Shrek ishte dikur shumë popullor në radhët e fansave të vegjël dhe të mëdhenj, por dështimi i dy filmave të fundit nga 4 në total e bindi studion që të kthente një herë e mirë faqe. Por ja pra që miku ynë jeshil do të ketë edhe një mundësi tjetër. Qarkullojnë zëra se do të jetë e vështirë për të rimbledhur edhe një herë kastin e vjetër të aktorëve, zërat e të cilëve i dhanë jetë këtij filmi, duke qenë se këta të fundit kanë vite të larguar. Megjithatë kur bëhet fjalë për të fituar akoma më shumë miliona, NBCUniversal me siguri do ta gjejë një zgjidhje! 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662