INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatë dite kërkime, asnjë shenjë nga 13-vjeçarja e zhdukur. Misteri që as FBI nuk po e zgjidh dot

Shtatë dite kërkime, asnjë shenjë nga 13-vjeçarja e zhdukur. Misteri që as FBI nuk po e zgjidh dot

Publikuar më: 15:37 22-10-2018

Kanë kaluar shtatë ditë dhe asnjë shenjë nga Jayme Closs. 13-vjeçarja nga Barron, Wisconsin figuron e zhdukur që prej një jave. Prindërit e saj u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në perëndim dhe Jayme nuk është parë më që nga ajo kohë. Sherifi i zonës zbulon informata të reja për natën kur e mitura nga Wisconsin u zhduk dhe prindërit u gjetën të vdekur. Autoritetet kanë kërkuar për Jayme Closs, 13 vjeç, që nga nata e të hënës, kur një thirrje misterioze e bërë në 911 çoi policët, në banesë ku u zbulua se prindërit e saj ishin qëlluar për vdekje në shtëpinë e familjes në qarkun Barron të veriperëndim të Wisconsin. Telefonata në 911 kishte ardhur nga telefoni i nënës së saj. Nga telefoni oficerët arritën të dëgjonin britma dhe klithma në sfond dhe thirrja u mbyll. Kur oficeri e telefonoi numrin mbrapsht një mesazh zanor tregoi se telefoni i përkiste Denise Closs, nënës së 13-vjeçares. Katër minuta më pas një patrullë policie mbërriti në banesë ku dera ishte hedhur përtokë. Jim i ati i vajzës u gjet pranë derës i qëlluar me plumb dhe brenda banesës edhe Denise. Policët vunë re se mungonte vajza 13-vjeçare ndërsa qeni i familjes ishte ende aty. Më pas një fqinj do të tregonte se kishte dëgjuar dy të shtëna, njëra pas tjetrës, vetëm kaq.
Grupi që po merret me hetimin e çështjes përjashton mundësinë që Jayme Closs të jetë përfshirë në vrasje. Mbetet ende mister fakti se ku është 13-vjeçarja dhe kush i vrau prindërit e saj. Policët nuk kanë arritur të zbulojnë shkakun. Në hetime është përfshirë edhe FBI.

vajza_jamey.jpgOficerët thonë se ata kanë kaluar nëpër më shumë se 1000 lajmërime, por deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë të Jayme. Fëmijët e Jessica Hoisington janë më të rinj se Jayme. Ajo nuk e njeh familjen e Jayme Closs, por ndjen dhimbjen.
"Nuk mund të thuash që kjo nuk do të më ndodhë kurrë mua, askush nuk është i sigurt", tha Hoisington. Ajo thotë se do të marrë masa serioze. "Unë shkova dhe mora një qen, një laborator sepse mendimi që dikush mund të thyejë derën e shtëpisë dhe të më vrasë më tmerron, është krejtësisht e tmerrshme", tha Hoisington. Ajo thotë se kunata e saj zgjodhi të blinte një armë. Dhe frika është e justifikueshme sipas policisë. Ata thonë se Jayme 13-vjeçare është ende në rrezik. Fytyra e saj është në tabela dhe postera në të gjithë vendin, dhe emri i saj së shpejti do të vendoset në byzylykët që do të shpërndahen në vendlindjen e saj. Rrathë e gjelbër po shiten për 5 dollarë në qendrën e komunitetit. Mikesha e ngushtë e Jayme dhe mamaja e saj blenë 10. “Jim, Denise dhe Jayme ishin miqtë tanë dhe ne me të vërtetë duam që Jayme të gjendet dhe të vijë në shtëpi. Ajo është e rëndësishme për shumë njerëz "-thotë nëna e shoqes së 13-vjeçares. Ajo thotë se vajza e vogël është njeri me zemër shumë të madhe. "Ajo është kaq e ëmbël dhe e përulur gjithmonë duke menduar për njerëzit e tjerë më shumë se për veten. Mamaja e saj ishte shumë e ngjashme me të”-tregon ajo. Më tej ajo thotë se do të lutet së bashku me shumë të tjerë që qyteti që ka humbur pafajësinë e tij, të gjejë sa më shpejt Jayme.

Article Logic
Execution time: 0.0025820732116699