INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatë mënyra të thjeshta për të rritur kreativitetin tuaj

Shtatë mënyra të thjeshta për të rritur kreativitetin tuaj

Publikuar më: 13:20 04-05-2019

Të jesh kreativ nuk është aq e vështirë sa duket. Thjesht duhet përqendrim dhe të ndiqen ca rregulla. Ne ju sjellim 7 të tilla për të cilat kanë folur studiues dhe artistë.

1. Gjithmonë nevojitet një stilolaps dhe letër në dorë
Kurset e shkrimit kreativ theksojnë rëndësinë e mbajtjes së një fletore për të shënuar idetë, vërejtjet, ndryshimet. Duke pasur një letër dhe stilolaps në dispozicion jeni më të predispozuar të krijoni diçka. Një studim i Maclay, Guttmann dhe Mayer-Gross në vitin 1938 zbuloi se truri mund të jetë shumë krijues kur ju mendoni se jeni thjeshtë duke shkarravitur.

2. Telefoni është miku juaj
Ju nuk keni nevojë të keni një aparat të shtrenjtë për të filluar si fotograf. Mund të arrini rezultate të shkëlqyera edhe duke përdorur kamerën në telefonin tuaj celular. Bërja e fotove dhe vendosja e tyre në mediat sociale është diçka që mund të bëni tashmë, prandaj pse të mos mendoni të përdorni Instagram-in tuaj si një portofol online? Disa njerëz kanë fituar shumë vëmendje nga ekspozimi i krijimtarisë së tyre përmes fotografive në internet.

3. Përpiquni të largoni zhurmat
Shumë njerëz besojnë se muzika, veçanërisht klasike, është çelësi për të nxitur kreativitetin. Ekziston dhe një argument se izolimi dhe heshtja është një mënyrë e mirë për t’u përqendruar e për të krijuar. Nobelisti britanik, Roald Dahl, do të krijonte një hapësirë të vetën në kopshtin e shtëpisë së tij, për t’u veçuar e më pas për të shkruar. Të njëjëtn metodë e ka përdorur dhe novelisti amerikan, Jonathan Franzen. Ai bllokonte veshët që të mos dëgjonte asgjë dhe tastierën e prekte vetëm me majat e gishtave që të mos krijonte zhurmë. Kjo e ndihmonte atë të përqedrohej dhe të shkruante.

4. Bashkëpunimi është çelësi
Një mënyrë e mirë për të stimuluar kreativitetin është duke qenë rreth njerëzve të tjerë që punojnë në një fushë të ngjashme me ju. Bashkëpunimi ju lejon të ndani idetë, të merrni dhe ofroni reagime konstruktive dhe të mësoni nga njerëz që mund të kenë më shumë përvojë sesa ju.

5. Përpiquni të bëni gjëra ndryshe
Disa shkencëtarë janë të prirur të theksojnë se njerëzit zakonisht janë krijues pa e ditur fare. Psikologia Simone Ritter nga universiteti “Radboud Nijmegen” ka gjetur se ndryshimi i rutinave tuaja të thjeshta, siç është për shembull, mënyra si bëni sanduiçin tuaj të zakonshëm, mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të krijimtarisë. Ajo thotë se njerëzit duhet t’u qasen problemeve me një perspektivë të re dhe të kërkojnë përvoja të papritura.

6. Meditoni dhe ushtrohuni
Ushtrimi i trupit mund të ndihmojë trurin të prodhojë ide kreative. Dr. Rex Jung nga universiteti i “New Mexico” vërejti se ka një ndryshim të dallueshëm në lobet frontale të trurit kur njerëzit janë të angazhuar në procesin krijues. Sipas studiuesve, ka më shumë gjasa të arrini një ide origjinale kur ka më pak aktivitet në lobet frontale.

7. Jini të mirë me veten dhe argëtohuni!
Një nga mënyrat më të rëndësishme për të rritur shanset tuaja për të qenë krijues është të siguroheni që nuk jeni duke u stresuar për atë që keni nisur të bëni. Studiuesit besojnë se të qenit i lumtur në ndjekjen e një pune që keni nisur është çelësi për kreativitetin. Dështimi nuk duhet të përbëjë një pengesë. Shumë artistë dhe profesionistë të industrisë kanë thënë se dështimi në një projekt ka çuar në zbulimin e ideve më të mira dhe më të suksesshme në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.001978874206543