Për herë të parë që prej ndarjes me Altuna Sejdiun e njohur si Tuna, reperi i njohur Cozman është shfaqur me një vajzë të re. Cozman prej kohësh e kishte mbajtur hermetike jetën private, deri sot kur vendosi të bëjë publike lidhjen me një zeshkane shumë bukuroshe. Ishte fillimisht vajza ajo që postoi një foto me reperin, ku shfaqen të përqafuar e më pas imazhin e ripostoi edhe Cozman. Vajza quhet Fjolla dhe burime për "Prive" kanë konfirmuar se reperi është i shoqëruar nga zeshkanja edhe nëpër dalje e festa.