Ajo bëri debutimin e saj të madh në pasarelën e Victoria’s Secret, por të gjithë pa fjalë i la diçka tjetër.
Barku i saj i fryrë bëri të shpërthenin zërat rreth shtatzanisë së parë të bukuroshes 30 vjeçare, por duket se asaj nuk i është bërë shumë vonë. Modelja ruse është kthyer shumë shpejt në të brendshme pasi u bë ylli i videos së dytë të fushatës “LOVE”. Nën regjinë e Phil Poynter dhe me ndihmën e drejtoreshës artistike Katie Grand, klipi i quajtur “Love Ghost” e pa Irinan të tregonte aftësitë e saj në poçari. Por kush e kishte mendjen tek poçet në mes të shfaqjes erotike dhe shumë provokuese të të dashurës së Bradley Cooper. Sa keq që me shtatzaninë nëpër këmbë nuk do ta shohim dhe për shumë gjatë këtë trup, të paktën përkohësisht.