INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënat të bëjnë kujdes nga fruthi! Ja dëmet që ju kanosen…

Shtatzënat të bëjnë kujdes nga fruthi! Ja dëmet që ju kanosen…

Publikuar më: 16:00 06-02-2019

Fruthi po përhapet gjerësisht në vend dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion lidhur me rreziqet që i kanosen grave shtatzëna.

Atyre ju këshillohet të bëjnë sa më shumë kujdes për disa arsye:

“Nëse nuk jeni të mbrojtura nga fruthi dhe infektoheni gjatë shtatzënisë, ju rrezikoni:
Të abortoni apo të lindni bebin të vdekur
Të lindni bebin parakohe (para javës së 37-të të shtatzënisë)
Të lindni bebin nën peshë
Nëse jeni shtatzëna dhe keni rënë në kontakt me dikë të infektuar me fruth, ndërkohë që nuk jeni të mbrojtura, ju duhet të takoni mjekun e familjes sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’ju këshillojë rreth masave që duhet të merrni për të zvogëluar rreziqet e lartpërmendura', thuhet në njoftimin e ministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818