Armina Mevlani është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe prej kohësh po shijon romancën e saj me Shkëlzen Berishën. Ata kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave online dhe mbrëmjen e kaluar një foto e Arminës ku i dukej pak barku i rrumbullakosur bëri xhiron e rrjetit, pasi shumë fansa menduan se ajo është shtatzënë. Mirëpo nuk zgjati shumë, sepse vetë blogerja e njohur e hoqi atë foto nga Instagrami i saj.
Pasi kurioziteti ishte tepër i madh, Armina foli për “Diell-online.al” ku ka përgënjeshtruar lajmin e shtatzanisë, duke thënë se fillimisht do të bënte dasmën, pastaj një fëmijë. “Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina Mevlani.