Rrugëtimi i saj në “Për’puthen” nuk zgjati shumë, por aq mjaftoi që Fjorela Peto të pëlqehej shumë nga publiku. Ajo u largua nga programi pasi gjeti dashurinë jashtë dhe mediat thonë se është në një marrëdhënie me një biznesmen që jeton jashtë shtetit dhe që quhet Ani Brakaj.
Pak muaj më parë mediat u tha se ajo është në pritje të ëmbël dhe se po planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë pasi të celebrohen bashkë.
Madje së fundmi burime për “Iconstyle.al” bënë me dije se para dy javësh çifti zbuloi gjininë e fëmijës dhe së shpejti ata do të bekohen me një vajzë, madje kanë zgjedhur dhe emrin e saj, Evita.
Sipas burimeve, procesi i marrjes së lejes së qëndrimit në Bruksel po ecën mirë për Fjorelën pas celebrimit me partnerin e saj dhe në fund të tetorit do të shpërngulet përfundimisht atje.
Madje ditën e djeshme ajo publikoi edhe një foto ku tregonte format e saj trupore dhe në fillim u duk si një reagim, por pa përgjigje dhe fansat sërish aluduan.
Mirëpo më në fund e kemi një reagim nga vetë Fjorela. Ajo zbulon se këto lajme që u përhapën me shpejtësi nuk janë të vërteta dhe se i falenderon të gjithë për urimet, por nuk është shtatzënë./afterparty.al