INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënë me Princin Harry? Ja si përgjigjet Ellie Goulding [VIDEO]

Shtatzënë me Princin Harry? Ja si përgjigjet Ellie Goulding [VIDEO]

Publikuar më: 20:37 07-10-2016

Janë të shumta rastet kur është përfolur se Ellie Goulding dhe Princi Harry janë të dashur, por këngëtarja britanike nuk mundi ta fshëhë habinë kur iu bë pyetja e drejtpërdrejtë nëse është shtatzënë me pjesëtarin e familjes mbretërorë.

Këngëtarja 29 vjeçare u shfaq në shoë-n australian “The Project” për të folur rreth filmit “Bridget Jone’s Baby”, pjesë e së cilit është edhe kënga e saj “Still Falling For You”, por biseda menjëherë u kthye drejt lidhjes së saj me Harry. Moderatorja e emisionit e pyeti Ellie nëse është duke pritur një fëmijë nga Princi Harry. Mimika e Goullding e tregon qartë habinë e saj dhe thotë, “Nuk pres një fëmijë nga Princi Harry, mos më bëni të skuqem tani”.

Ellie dhe Princi janë parë shpesh herë me njëri-tjetrin, duke filluar që nga dasma e Princit William në vitin 2011 dhe hera e fundit është gjatë një ndeshje Polo në qershor. Për më tepër një burim i afërt me ta është shprehur për mediat vendase është shprehur se ata janë puthur. 

Article Logic
Execution time: 0.0019028186798096