Reperja e njohur, Loredana ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë, pasi kohët e fundit po përflitet se është në pritje të ëmbël. Mirëpo, ajo ka thyer heshtjen me disa foto të publikuara në Instagram, ku ka pozuar me barkun jashtë, i cili duket pak i fryrë. Komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit të cilët dyshojnë se reperja është shtatzënë.
Madje, një ndjekëse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi i pritjes së ëmbël.
Reperja nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur: “hm”. Në këtë mënyrë, Loreda i ka shtuar edhe më shumë dyshimet ndjekësve.