Usta e ka vërtetuar tashmë që është partneri ideal për Gentën. Jo vetëm e surprizon shpeshherë me dhurata, me buqeta me lule e me ëmbëlsira, por tanimë po mëson dhe shqipen pikërisht prej Gentës.
Mbrëmjen e djeshme Usta ka përgatitur një ambient romantik, me qirinj, me fotot e tyre, një buqetë me trëndafila të kuq e të bardhë dhe një shënim.
“Të dua shumë zemra ime”-shkruan Usta në shqip, dedikim të cilin Genta nuk mund të mos e ndante me publikun.
“Përjetë! Të dua shumë”-shkruan këngëtarja krah postimit, e lumtur për këtë surprizë.
Kujtojmë se së fundmi raportohet se Genta dhe partneri janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.