Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar së fundmi disa fotografi në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i znjerr në pah format trupore.
Ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket paksa më i fryrë se zakonisht. Në fotot e publikuara në ”Instagram’, ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.
“A je shtatzënë se si shumë të paska dal barku”, i ka komentuar dikush Fjollës.Ndërsa një tjetër e ka uruar direkt këngëtaren duke shkruar: “Urime shtatzënia”.
Fjolla është nënë e dy vajzave, Ledjana dhe Alayah. Ajo vazhdon të jetë në kërkim nga policia, por ajo po shijon në maksimum jetën në arrati.