Ish femra më e bukur në botë është shtatzënë me bebin numër 3.
Ishte vetë Jessica Alba që bëri të ditur gjithçka nëpërmjet një postimi surprizues në Instagram ditën e hënë. Dhe vetëm dy ditë më vonë ajo u pikas gjatë pushimeve të saj tropikale në Hawaii me barkun e fryrë. Bukuroshja 36 vjeçare shijoi një banjo dielli në bikinit e saj cheetah, dhe mund të themi që nuk ishte e vetmja që po shijonte plazhin. Jessica nuk është më e vetme pasi tani edhe rrezet e diellit duhet t’i marrë për dy persona, jo vetëm ushqimin.