Meghan Markle vazhdon të shkëlqejë me paraqitjen e saj. Tek po vizitonte Teatrin Kombëtar në Londër, dukesha dukej shumë e freskët dhe simpatike me barkun e saj në një fustan dhe xhaketë ngjyrë kremi.
Kjo ngjyrë duket e mrekullueshme tek Meghan dhe kritikët e kanë përgëzuar për stilin, që mesa duket edhe ish-aktorja e ka të preferuar, pasi të njëjtën ka veshur edhe në lajmërimin e fejesës me princin Harry.
Aktorja raportohet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pritet që në muajin Prill, gëzimi më i madh i çiftit të vijë në jetë.