Së fundmi Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha kanë zbuluar publikisht gjininë e bebit që pritet të vij në jetë shumë shpejt. Këngëtari i famshëm e ka bërë publike videon në “Instagram”, ku u shfaq duke çarë një tollumbace bashkë me partneren e tij shtatzëne. Ky moment është shoqëruar me urime të shumta nga fansat dhe kolegët e reperit.
Edhe pse tashmë nuk e fsheh faktin se është shtatzënë, Sara tenton që ta mbulojë barkun në çdo foto apo dalje publike të mundshme, mirëpo “paparazzi-t” nuk e lënë rehat. Në rrjet po qarkullon një video e Sarës e cila shihet me një fustan dhe nuk mund të mos vihet re barku i rrumbullakosur.
Shtatzënia e ka ndryshuar pak Sarën, por ajo sërish duket shumë bukur.