Ai është një ndër producentët më të mirë shqiptar dhe ka arritur të emocionojë shumë me muzikën e tij.
Por përveç shumë gjërave që arrijnë ta emocionojnë vetë Florin, është edhe kjo e fundit..një video e dërguar atij. Në këtë video duket një grua shtatzënë e cila i ka vënë fëmijës në bark të dëgjojë njërën nga baladat e Florit, “Ku gabuam”? Një video speciale që mbart emocione të mëdha jo vetëm për Florin por edhe për të gjithë ata që e shohin. Një detaj që e bën edhe më emocionues videon është edhe momenti kur bebeja që ndodhet në bark, fillon të lëvizë kur dëgjon zërin e Florit. Një gjest që e ka emocionuar shumë artistin i cili është shprehur duke thënë: “Emocionuse deri ne ngjethje. Më mirë ta njohë botën jashtë që tani me muzikë”.