INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënisë po i vjen fundi, Ami flet për herë të parë për “pritjen e ëmbël” dhe emrin e vajzës [FOTO]

Shtatzënisë po i vjen fundi, Ami flet për herë të parë për “pritjen e ëmbël” dhe emrin e vajzës [FOTO]

Publikuar më: 20:45 17-02-2018

Moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska janë në pritje për tu bërë prindër për herë të dytë. Këtë lajm të ëmbël na e ka dhënë Ermali para disa muajsh, megjithatë edhe pse Ami fillimisht u tregua e kujdesshme për të mos ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur, kohet e fundit e ka “lëshuar dorën”.

Së fundmi në një intervistë për “Jo vetëm modë” prezantuesja tregoi për herë të parë se shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe ajo po i shijon momentet e fundit përpara lindjes. Ami tha se ende nuk kanë vendosur për emrin e vajzës por shtoi se kanë disa emra të preferuar për të.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” prezantuesja tregoi se shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe ajo po i shijon momentet e fundit përpara lindjes. Ami tha se ende nuk kanë vendosur për emrin e vajzës por shtoi se kanë disa emra të preferuar për të.

“Ky 14 shkurt kaloi në punë, sepse kur ka festa ne jemi në punë. Ne Shën Valenitin nuk e konsiderojmë si ditën tonë, kur duam dhe kur kemi mundësi dalim dhe festojmë. Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë, kur u nis në fillim e shihja si rrugëtim të gjatë dhe tani që po i vjen fundi them sa shpejt kaloi dhe dua t’i shijoj edhe këto momente të fundit. Luhatje humori dhe neps nuk kam patur. Nepsi besoj ka qenë në kohën e prindërve tanë kur mungonin shumë gjëra. Lidhur me emrin e vajzës nuk kemi vendosur ende, kemi disa emra të preferuar por nuk dua t’i them sepse duket sikur e shpall pastaj. Djalit ia kemi vendosur më herët, ndërsa me vajzën akoma s’na e ka bërë klik emri i duhur”, tha Ami.

jovetmt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438