Përmendorja e Nënë Terezës, në Tiranë nuk po gjen “rehati”. Ajo ka lëvizur për herë të tretë. Njëherë u vendos tek Korpusi Universitar, më pas në aeroportin e Rinasit, që mban dhe emrin e saj, e së fundmi një foto e bërë në 22 mars flet qartë se ajo ka lëvizur sërisht e këtë herë gjendet e hedhur totalisht pa kujdes në zonën e ish Komunës së Parisit. Po se ku do të përfundojë “shtegëtimi” i Nënë Terezës kjo nuk dihet...