Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku prej disa kohësh është zhvendosur në Turqi ku ka nisur një jetë të re dhe po punon për të sjellë disa projekte që do e bëjnë të famshme ndërkombëtarisht.
Morena Taraku prej kohësh tashëm është zhvendosur në Turqi, ku po punon në mënyrë të vrullshme për t’ja dalë që të bëhet e famshme ndërkombëtarisht.
Kjo punë i ka dhënë edhe frytet e para pasi para pak javësh Morena na dha lajmin e fitimit të një çmimi në një festival të njohur turk si dhe na tregoi shumë tituj mediash që shkruanin për suksesin e saj.
Ndërkohë ashtu si në Shqipëri, edhe në Turqi, Morena po bën një jetë luksoze. Kjo shihet jo vetëm nga veshjet firmë, por edhe nga shtëpia që këngëtarja jeton atje, foton e së cilës e ka publikuar në ditën e sotme.
Nga pamja e publikuar nga këngëtarja shihet një pishinë, një fushë e gjelbërt dhe një makinë mjaft luksoze e parkuar pak më tutje. E dekoruar sipas stilit modern vila duket vërtet e shtrenjtë.
"Shtëpi e ëmbla shtëpi", shkruan Morena në foton e shpërndarë.