INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shtëpia 3 katëshe më unike në botë ka gjithcka mbrapsht

Publikuar më: 10:15 23-02-2016

Kjo është ndoshta shtëpia më interesante në botë që gjendet në taipei të Tajvanit. Shtëpia është mobiluar sipas stilit amerikan, në gjithcka, në karrige, tavolinë, dyer, tualeti e gjithcka tjetër.

Ndërtimet për këtë shtëpi unike dhe të vecantë kanë nisur në muajin janar të këtij viti, pra ajo ka përfunduar së ndërtuari brenda dy muajve por punëtorët tregojnë se kanë punuar pa pushim për të arritur qëllimin e tyre dhe deadlinen.

Shtëpia i hapi dyert më 6 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për të gjithë kuriozët dhe të interesuarit deri më 22 korrik.

Shtëpia është 3 katëshe, ajo është një shtëpi tipike banimi, ka një dhomë ndenje, një tualet, një garazhd dhe një tjetër dhomë gjumi, ka një korridor dhe është e gjitha rreth 334 metër katror.

Shtëpia ka tërhequr vëmëndjen e qindra vizitorëve brenda ditës. Ajo është lyer me ngjyra brenda dhe jashtë, ku mbizotëron roza dhe mobiljet kanë ardhur nga amerika, sipas stilit amerikan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713