Fal suksesit të labelit të reperëve “Babastars”, ata janë shpërblyer prej YouTubes.
Këtë e ka bërë të ditur vet anëtari i labelit Getoar Selimi, i cili me këtë rast e ka zbuluar edhe shpërblimin.
Bëhet fjalë për butonin e argjendtë, të cilin web-faqja i ka ndarë me rastin e arritjes së 100 mijë ndjekësve të kanalit Babastars, transmeton Telegrafi.
“Një silver play button nga YouTube për BABASTARS qysh kur kemi arrite shifrën 100.000 subcribers”, ka shkruar reperi në Facebook.
Ndryshe, anëtarët e këtij grupi kanë paralajmëruar një këngë të re të përbashkët, të cilët do ta publikojnë shumë shpejt.