INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Publikuar më: 08:06 01-04-2016
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do t’i ndajë Ukrainës 335 milionë dollarë për ofrimin e “ndihmës në siguri”, pas një takimi të realizuar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Ndihma është shumë e nevojshme për Ukrainën, pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nxiti një revoltë separatiste në lindje të Ukrainës. Përderisa Uashingtoni e përkrahë qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës, njëkohësisht është i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kiev. Këto shqetësime janë adresuar më herët këtë javë, kur Ukraina shkarkoi kryeprokurorin e vendit, i cili pretendohet se kishte zvarritur hetimet e nivelit të lartë të korrupsionit. Shtëpia e Bardhë tha se Biden i ka thënë Poroshenkos se Ukraina do të marrë edhe më shumë ndihmë nëse i vazhdon përpjekjet për instalimin e reformave të reja në qeveri.
Article Logic
Execution time: 0.0019631385803223