INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtëpia e Bardhë për herë të parë çmim për një shqiptare. Ja pse?

Shtëpia e Bardhë për herë të parë çmim për një shqiptare. Ja pse?

Publikuar më: 09:57 10-02-2016

Ermira Babamusta është e para shqiptare, që nderohet nga Presidenti amerikan, Barak Obama për punën e saj humanitare.
Ajo morri medalje ari dhe çmimin “President’s Volunteer Service Award”, pasi shërbeu përgjatë vitit 2014 në programin e Shërbimit Kombëtar të Zyrës së Presidentit të ShBA-së. Çmimi në fjalë u jepet qytetarëve amerikanë që u shërbejnë të tjerëve dhe sjellin frymëzim dhe një imazh pozitiv të Amerikës në botë.
Babamusta njihet për arritjet e saj në fushën e diplomacisë dhe politikës në SHBA dhe gjithashtu për promovimin e shqiptarëve të talentuar në botë.
Ajo ndër vite ka marrë dhe shumë çmime të tjera, është shpallur si “Gruaja e Vitit”, “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajës” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kryetari i Mazhorancës të Senatit Amerikan, Harry Reid, Kongresi Amerikan.
Ndërsa i ati i saj, Neki Babamusta është emëruar “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381