INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i ri, ja çfarë do të ndodhë me shtëpinë e Ismail Kadares

Vendimi i ri, ja çfarë do të ndodhë me shtëpinë e Ismail Kadares

Publikuar më: 11:56 03-05-2019

Ata që kanë pasur gjithmonë kuriozitet për të mësuar e për të parë apartamentin ku jetoi dhe punoi shkrimtari Ismail Kadare, tanimë do e kenë mundësinë ta shohin. Banesa në Tiranë është e restauruar dhe pritet që së shpejti të hapet për qytetarët si muze. Apartamenti ndodhet në Rrugën e Dibrës. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kjo do të sjellë më shumë turistë në kryeqytet.

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismalili është produkti më i njohur “Made in Albania”. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm Sheshi, liqeni, pazairi i ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe Shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që dhe ta hapim”, tha Veliaj.  

Banesa e Ismail Kadares nuk do të jetë e vetmja që do të kthehet në muze. Kjo do të ndodh edhe me apartamentin e Dritoro Agollit që ndodhet në të njëjtën godinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.002493143081665