INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtëpia e kukullave ‘prostituta’, 30 klientë në dy javë[VIDEO]

Shtëpia e kukullave ‘prostituta’, 30 klientë në dy javë[VIDEO]

Publikuar më: 14:09 01-05-2018

Një lloj i ri i biznesit po zhvillohet në Belgjikë por edhe në Francë. Shtëpi publike që ofrojnë shërbime për klientët, por jo nëpërmjet njerëzve realë, por përmes robotëve humanoidë të emërtuar ndryshe si kukulla seksi. Fabrice është pronar i një ndërtese që ofron shërbime të tilla në periferi të Brukselit. “Unë kam tre kukulla në shtëpinë publike. Ato quhen Eva, Gabriella dhe Lolita”-tregon ai. Biznesi zhvillohet në një dhomë të vetme në shtëpinë e tij dhe tashmë ka pasur rreth 30 klientë në 2 javë. Në Paris, Joachim po krijon një biznes të ngjashëm. Por iniciativa e tij ka përfunduar para Këshillit të Parisit, për tu shqyrtuar, pasi disa anëtarë kërkuan që ky lloji biznesi të mbyllej. Por shtëpia publike franceze e kukullave seksi i shpëtoi mbylljes. Zhvillimi i ri i industrisë së seksit ka ngritur disa çështje shqetësuese, veçanërisht në organizatat e të drejtave të grave.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322