Nga 1 Tetori, të gjithë shqiptarët e Kanadasë kanë një shtëpi të përbashkët.
"Shtëpia e shqiptarit' është promocioni i një qendre komunitare për të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë atje. Toronto ishte vendi ku u mbajt mbrëmja gala me rastin e prezantimit të nismës në fjalë. Të shumtë kanë qenë shqiptarët me banim në Toronto dhe rrethina që janë mbledhur për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë në të cilë Lorik cana u nderua me çmimin "Nder i Kombit". . Në këtë ngjarje kulturore, kanë marrë pjesë edhe figura të njohura shqiptare si futbolisti Lorik Cana, këngëtarja Era Rusi, apo kampioni në kickbox, Kristian Prenga.
INTv sjell ekskluzivisht pamje nga momentet live të koncertit të zhvilluar që tregon qartë atmosferën e ngrohtë të krijuar./intv.al/