Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen Kiras, në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se nga zjarri rrezikoheshin 20 persona, pasi në këtë banesë jetonin 4 familje.
Ndërkohë janë shkaktuar dëme të shumta material, por nuk ka të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.