BBC ka transmetuar një video gazmore në të cilën ironizoheshin gratë xhihadiste. Skeçi titullohe “Shtëpiaket e ISIS”. Femrat “xhihadiste” shfaqen duke bërë selfie dhe duke diskutuar për meshkuj,ndërkohë veshur mbajnë edhe “jelekë shgpërthyes”. “Për tre ditë kam ekzekutimin e radhës dhe nuk di se çfarë të vesh”, thotë një prej personazheve në skeç.
Por ky skeç i është kthyer në bumerang BBC-së që ka marrë kritika të shumtra nga komentuesit. “Shumica e femrave xhihadiste janë marrë peng nga familjet e tyre, si mund të bëni humor me to?’, shkruan një ndjekës online. “Humor pa pikën e shijes dhe sjellje pa pikën e moralit”, shkruan një tjetër.