INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtetet ballkanike ku nuk do të ketë më roaming, përfshirë edhe Shqipëria

Shtetet ballkanike ku nuk do të ketë më roaming, përfshirë edhe Shqipëria

Publikuar më: 12:20 28-03-2019

Duke nisur nga data 4 prill vendet e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Marrëveshja për romingun ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, (Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë) është planifikuar të nënshkruhet në Samitin e dytë Digjital, që do të mbahet në Beograd.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439