INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtetet e BE-së kërkojnë 3.8 milionë punëtorë të kualifikuar/ Kategoritë

Shtetet e BE-së kërkojnë 3.8 milionë punëtorë të kualifikuar/ Kategoritë

Publikuar më: 13:23 23-02-2019

Bashkimit Evropian i mungojnë rreth 3.8 milion punëtorë, më së shumti nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia si dhe teknologjia informatike. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga të dhënat e fundit nga EUROSTAT-i.

Më së shumti, rreth 1 milion e 200 mijë punëtorë i kërkon Gjermania, ku nga janari i vitit 2020-të, do të hyjë në fuqi një mënyrë e thjeshtëzuar e miratimit të vizave gjashtëmujore, për ata që duan të kërkojnë punë.

Kjo masë i referohet të gjitha vendeve jashtë BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Krahas Gjermanisë, rreth 821.000 punëtorë të kualifikuar i kërkon Britania e Madhe pasuar nga Çekia me 271.000, Polonia 156.000, Belgjika 149.000, Austria 126.000, Spanja 125.000, Suedia 103.000 si dhe Hungaria 87.000.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449