INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shtetet më mikpritëse në botë: Bazuar mbi lehtësinë e marrjes së vizës apo visa-free [VIDEO]

Publikuar më: 19:06 06-03-2017

Lehtesia e lëvizjes në shtete të ndryshme të botës varet nga pasaporta që keni. Passportindex.org ka bërë një renditje të shteteve me mikpritës për vizitorët e huaj bazuar në lehtësinë e pranimit të turisteve pa viza ose në procedurat e thjeshta për të marrë një të tillë. Në këtë renditje Shqipëria merr 81 pikë, duke lënë pas Serbinë dhe Ukrahinën. Sipas renditjes shqiptarët nuk do të kenë nevoje për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen dhe 73 vende të tjera të Botës, për periudha afatshkurtra deri në 90 ditë, çdo gjashtë muaj (180 ditë), për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm. Në Europë renditjen e kryeson Turqia me 164 pikë e ndjekur nga Kosova me 110 pikë.

Ndësa listën në mbarë boten, si shtete më mikpritëse dhe pa viza e kryesojne vende si Kamboxhia ,ishujt Maldive, në oqeanin Indian, Kuba, Santo-Domingo në Karaibe, Madagaskar etj.
Por krejt e kundërta ndodh në një udhëtimi në Turkmenistan, Afganistan, Somali, Irak, Korea e Veriut, ku pothuajse është një misioni i pa mundur per shkak të vështirësise për marjen e një vize.

Article Logic
Execution time: 0.0022611618041992