INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shteti Islamik” merr përsipër terrorin në Bruksel! Reagime të xhihadistëve.

“Shteti Islamik” merr përsipër terrorin në Bruksel! Reagime të xhihadistëve.

Publikuar më: 13:19 22-03-2016

Xhihadistët e “Shtetit Islamik” kanë marrë përgjegjësinë e sulmeve terroriste në Bruksel, ku kanë humbur jetën të paktën deri tani mbi 30 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. ISIS ka pranuar autorësinë e sulmeve në Bruksel, nëpërmjet Amaq News Agency, rrjeti afër shtetit islamik. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Tass.

Madje në mediat sociale persona që kanë lidhje me xhihadistët shprehin gëzim për 4 sulmet në Bruksel, në aeroport dhe metro dhe thonë se ajo është hakmarrje për kapjen e terroristit Salah.

Xhihadisti Karim Abdul Salam shkruan në Twitter se: “Sulmi në Bruksel ishte i mrekullueshëm”. Një tjetër xhihadist shkruan: “Luanët në Bruksel ju thonë: Lironi Salah, ose merrni këtë përgjigje nga ISIS.

“Brukseli së shpejti do të bëhet një nga krahinat e shtetit islam…duhet vetëm të presim”, shkruhet ne një llogari tjetër.

“Shpërthimet e Brukselit janë vetëm një pjesë e vogël e llogarisë së parë që adhuruesit e kryqit (të krishterët) do të duhet të paguajnë”, shkruan një tjetër nën emrin” ekstremist: TNTbomb6″.

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832