INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shteti ju vjel shqiptarëve më shumë para për taksën e rrugëve se sa investohet për to! SHIFRAT…

Shteti ju vjel shqiptarëve më shumë para për taksën e rrugëve se sa investohet për to! SHIFRAT…

Publikuar më: 09:21 17-05-2019

Taksat për infrastrukturën që paguajnë shqiptarët në një vit janë më të larta se shpenzimet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e tyre. Në vitin 2018 qytetarët paguan 19 miliardë lekë ose 159 milionë euro taksa direkte për rrugët. Sipas tatimeve nga kjo shumë 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro u paguan nëpërmjet taksës së qarkullimit rrugor.
Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve 15.4 miliardë lekë ose 123 milionë euro. Nga kjo shumë 8.1 miliardë u përdoren për të ndërtuar rrugë, 2.1 miliardë lekë për rikonstruksionin e tyre dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistikën dhe sigurinë.
Të ardhurat nga taksat e drejtpërdrejta nga rrugët ishin 19% më të larta se shpenzimet nga fondet e brendshme në rrugë. Edhe një studim i KE, ka pohuar se shpenzimet për rrugët janë të ulëta.
Komisioni Europian ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes së rrugëve që po zbaton qeveria dhe në studimin e saj konstatoi se buxheti i alokuar është i pamjaftueshëm.
Konsulentët e KE-së thonë se dhe cilësia e punëve publike të lidhura me transportin ende nuk është në përputhje me standardet e BE-së. Ata këshillojnë se koordinimi i infrastrukturës së transportit me vendet fqinje duhet të jenë në themel të politikave të transportit në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326