INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shteti, “luftë” protestuesve. Sllovakia prodhon makinën anti-trazira, peshon 18 ton [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 29-03-2017

Sllovakia ka gjetur zgjidhjen për të menaxhuar sa më mirë situata të tilla si demonstrata e protesta të dhunshme. Ajo ka ndërtuar një makinë të veçantë që do të shtyp demonstratat dhe do të mbrojë policët nga protestat e dhunshme. Automjeti i ri i anti-trazirave peshon 18 ton, dhe është i pajisur me topa uji dhe bombula gazi. Ky automjet eshtë projektuar posacerisht për të ndaluar protestuesit. Makina e quajtur “Bozena Riot”, e prodhuar po në Sllovaki, është ideuar për të mbrojtur policinë nga huliganët e futbollit, turmat e dhunshme, dhe protestuesit agresivë politikë. Makina ka një mburojë, e cila është e blinduar dhe anti-zjarr, e në të mund të strehohen 38 policë. Ajo mund të zgjerohet për t’iu përshtatur përmasave të ndryshme të rrugëve.

Article Logic
Execution time: 0.0030848979949951