Nënshkrimi i kontratës me një nga shtëpitë më të mëdha diskografike “Universal Music” u pasua me publikimin e këngës “Love on my body”, këngë me të cilën Enca synon tregun ndërkombëtar. Mirëpo këngëtarja e talentuar ka nevojë për pak pushime, dhe ku ka vend më ideal se Amsterdami.
Ajo është zhvendosur në kryeqytetin holandez, dhe është “shthurur” disi. Enca ka postuar në Snapchat disa foto ku mban në dorë lëndë narkotike të tipik kanabis, dhe në gishtin e saj është e vendosur një unazë gjigante me diamant dhe perla. Kanabisi është i legalizuar në Amsterdam, dhe Enca as që e çonte nëpër mend të largohej pa thithur disa pompa.
Kot nuk thonë që sipas vendit bëhet kuvendi!