INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen barnat e rimbursueshme për pacientët me sëmundje të rëndë. Ja kategoritë që përfitojnë

Shtohen barnat e rimbursueshme për pacientët me sëmundje të rëndë. Ja kategoritë që përfitojnë

Publikuar më: 14:14 08-05-2018

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda. 36 medikamente të reja i janë shtuar “Listës së re të barnave të rimburueshme”.   Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë publik faktin se kjo listë ka nisur të aplikohet, edhe pse këtë vit ajo ka dal me vonesë.  “Në listën e vitit 2018 janë përfshirë 36 barna te reja për diagnoza si insuficence kardiake, kancer, hepatit C, demence/alzheimer, diabet, etj. Këto barna, përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbimet onkologjike, gastrohepatologjike, endokrinologjike, kardiologjike, psikiatrike, neurologjike etj”-u shpreh drejtori i Fondit, Eduard Ahmeti.  Risi në këtë listë është përfshirja e  herceptinës, njëra formë e saj, e cila së bashku me formën tjetër që sigurohet në QSUT arrin mbulimin 100% të nevojave të grave dhe vajzave për trajtimin e kancerit të gjirit.  Ahmeti deklaroi se lista e re përmban 1175 alternativa tregtare, 568 barna alternative të para dhe 244 principe aktive duke bërë të mundur që 475 mijë qytetarë të përfitojnë barnat me rimbursim. FSDKSH financon rreth 10.4 miliard lekë për rimburismin e barnave. Vetëm nga barnat e reja do të përfitojnë rreth 10 mije qytetarë.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402