Të dielën mbrëma në një nga kompeticionet më të rëndësishme botërore si ai i ndarjes së çmimeve “Oscar”, filmi romancë-fantazi “The shape of Water” u vlerësua me çmimin më prestigjioz të ‘Oscar’-it, atë të “Filmit më të mirë”.
Filmi i regjisorit Guillermo del Toro bën fjalë për një histori dashurie mes një pastruese memece dhe një krijesë të mistershme si një sirenë uji e cila është mbajtur e ruajtur në një vend top sekret nga qeveria.
Ngjarja zhvillohet në kohë të luftës së ftoftë dhe kësaj radhe ka dominuar skenën duke e fituar çmimin kryesor në ‘Oscars’, shkruan TimesLive.
Kjo histori dashurie i ofron një pamje tjetër shikuesve duke iu paraqitur kështu tolerancë.
“Unë dëshiroj të ju tregoj ju, se çdokush që është duke ëndërruar për të përdorur një histori trillimi për të treguar gjërat reale në botën e sotme. Unë ju them se ju mund ta bëni”, tha Del Toro i cili po ashtu more çmimin “Regjisori më i mirë”.
“The Shape of Water” njëherësh është filmi më i mirë i Guillermo del Toro, dhe po ashtu është luajtur në një mënyre perfekte nga Sally Hawkins, prandaj edhe suksesi nuk është i befasishëm, po ashtu “The Shape of Water” mban 92 përqindjen e pëlqimit në sajtin e famshëm për filma “Rotten Tomatoes”.
Por përveç faktit se ky çmim është kurorëzuar si filmi më i mirë, reagimi i fansave dhe adhuruesve të filmit kanë qenë të shumtë në rrjetet sociale.
Ka nga ata që e kanë pëlqyer por nuk mungojnë edhe skeptikët dhe kjo për faktin se në Internet po qarkullon një video, e cila bën krahasimin mes “The Shape of Water”, dhe filmit të famshëm “Splash” të vitit 1984.
Skenat e dy filmave janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, ndërsa vet regjisori nuk ka treguar nëse ka qenë i frymëzuar nga ky film, apo nëse ka pasur ndër mend të sjellë një version modern me ide të përafërt.
Videoja është shpërndarë vetëm në rrjetet sociale dhe YouTube, ndërsa nuk është komentuar shumë në media rreth këtyre aludimeve.
Ka pasur nga ata që janë habitur duke gjykuar faktin se nëse ky film është i kopjuar si ka mundësi të nominohet në kategorinë “Skenari më i mirë origjinal” dhe gjithashtu të fitojë çmimin e parë si filmi më i mirë.
Një skandal në “Oscars” apo thjesht një huazim ideje për të sjellë një version modern të filmit të vitit 1984, “Splash”?
Koha do të na tregojë sesi qëndron e vërteta...