INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen rastet me kancer të mushkërisë tek femrat. Zbuloni arsyen

Shtohen rastet me kancer të mushkërisë tek femrat. Zbuloni arsyen

Publikuar më: 14:55 01-06-2018
Kanceri i mushkërisë po përhapet më shumë tek femrat se te meshkujt, ka zbuluar një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë dy dekadave të fundit, numri i rasteve me kancer të mushkërisë te grupmosha e 35-54 vjeçarëve ka rënë. Por, kjo rënie është më e dukshme tek meshkujt, ndërsa propabiliteti i sëmundjes është më i lartë tek gratë hispanike dhe pa ngjyrë, të lindura në mesin e viteve ’60.
 
Pyetja është: Përse ky shtim i rasteve me kancer të mushkërisë tek femrat?
“Incidenca e lartë tek femrat nuk shpjegohet plotësisht nga duhanpirja”, thotë dr.Ahmedin Jemal, nga Shoqata Amerikane e Kancerit.
Rreth 85% e rasteve me kancer të mushkërive në SHBA lidhen me duhanpirjen, sipas Jemal. Prandaj është logjike të mendojmë që zakonet e duhanpirjes nuk janë të vetmet që kanë ndikuar në këtë shtim të rasteve të kancerit të mushkërisë tek femrat.
 
Llojet e kancerit të mushkërisë zakonisht janë të ndryshme nga meshkujt tek femrat. Një formë e quajtur adenokarcinoma është më e përhapur tek femrat dhe rreziku për zhvillimin e këtij lloji kanceri zakonisht ulet më pak tek ish-duhanpirësit, krahasuar me format e tjera të sëmundjes.Disa studime sugjerojnë se gratë janë më vulnerable biologjikisht ndaj efekteve dëmtuese të pirjes së duhanit. Pavarësisht të gjitha shpjegimeve, mesazhi është i qartë: Hiqni dorë nga duhani sa më shpejt të jetë e mundur.
 kanc.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732